Altin Ndroqi: “Prej disa muajsh Bashkia e Tiranës ka deklaruar përfundimin e planit rregullues të kryeqytetit. Prej disa muajsh sekretaria e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë pranë Ministrisë së Punëve Publike e Transportit dhe Telekomunikacionit, po pret që bashkia të dërgojë pranë kësaj sekretarie këtë plan. Unë jam sot para jush për të kërkuar zyrtarisht dhe publikisht paraqitjen e planit rregullues të Tiranës pranë sekretarisë teknike të KRRTRSH-së, është e pa principtë dhe e pa pranueshme që ky plan të mbahet peng muaj të tërë për t’u modifikuar njollat e trojet e ndërtimet sipas interesave të grupit Kokdhima dhe grupit Edil”./tvklan.al