Altin Ndroqi: “Kryetari i humbur i minorancës parlamentare përmes shtypit që komandon riktheu spekulimet në lidhje me projektin e bregdetit të jugut dhe gjoja pasojat që ka patur ndërhyrja e ish-policisë ndërtimore për prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve saktëson se të gjitha prishjet e bëra në pranverën e vitit 2007 në bregdet dhe në Jalë kryesisht, kanë qenë tërësisht në përputhje me ligjin shqiptar dhe me termat e referencës së projektit të Bankës Botërore. Prishjet e ndërtimeve të paligjshme në të gjithë territorin e vendit do të vazhdojnë kudo ku do të konstatohen mbi vendosje e interesave mafioze mbi ato publike.”/tvklan.al