Marrëveshja e parë e tregëtisë së lirë ajo me Maqedoninë do të rinegociohet me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregëtare dhe favorizim të eksporteve. Palët do të negociojnë mbi marrëveshjen nesër në Tiranë. Sipas negociatorëve shqiptarë, propozimet për zgjerimin e marrëveshjes do të konsistojë në shtim të listës së produkteve për t’u liberalizuar kryesisht në fushën e agropërpunimit dhe atë të lëndëve të para në industri. Propozimet për zgjerim të marrëveshjes janë bazuar edhe në konsultat me biznesin eksportues vendas. Sipas të dhënave zyrtare, eksportet drejt Maqedonisë janë rritur me 4.3% në krahasim me një vit më parë si pasojë e liberalizimit të tregjeve si dhe është shtuar gama e produkteve për eksport. Konkretisht janë eksportuar produktet vegjetale pijet dhe duhani materialet minerare etj. Aktualisht nivelin më të lartë të importeve me Maqedoninë e zënë fruta perimet. Edhe importet me Maqedoninë kanë pësuar rritje me afro 4%. Marrëveshja e tregëtisë së lirë me Maqedoninë ka hyr në fuqi në korrik të vitit 2002. /tvklan.al