Turistët spanjoll në Shqipëri vitet e fundit kanë ardhur duke u shtuar , por ashtu edhe interesi i mediave spanjolle për turizmin në vendin tonë.
Sipas një shkrimi në të përditshmen spanjolle “Mundo Deportivo” Fluturimet drejt Shqipërisë janë të përballueshme.
Udhëtimi nga Barcelona në Tiranë kushton 50 euro. Shumë prej jush që ende nuk i keni prenotuar pushimet mund të zgjidhni Shtatorin, pasi hotelet dhe resortet nuk janë të mbipopulluara me turistë dhe temperaturat janë pak më të ulëta. Shqipëria është destinacioni i përkryer dhe me çmime të përballueshme.
Por Cilat vende rekomendon media spanjolle për të vizituar në Shqipëri? Ajo nis nga Ksamili, plazhi më i vlerësuar, i cili është cilësuar si “Karaibet e Evropës” nga ekspertët e udhëtimeve.
Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve” dhe një nga qoshet më të bukura të Shqipërisë. Përveç kësaj, është vendi i përsosur për të bërë rafting.
Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, për adhuruesit e natyrës dhe maleve. Gjirokastra, qendra e saj historike është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Syri i Kaltër, një burim uji i formuar nga një liqen i vogël që i ngjan një pishine me nuanca të bukura të blusë në të gjelbër. Por padiskutim një destinacion është edhe Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, i cili ofron modernitetin e vendit, por mund të merrni teleferikun për të parë të gjithë kryeqytetin nga Mali i Dajtit.
Afërsia e Shqipërisë me vendet e tjera të Ballkanit të jep mundësinë që nëse keni kohë, mund të vizitoni edhe shtetet fqinj si Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.
Klan News