Muzeu i Kujtesës, dëshmi e krimeve të komunizmit ndaj klerit katolik dhe atij mysliman në Shkodër, do të të transformohet sipas një ideje të arkitektit Jesus Hernandez, që është dhe hartues i projekteve të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, qilimit të gurtë të Zogajt, si edhe hyrjes së re të Shkodrës.

Projekti i të njëjtit arkitekt ka fituar të drejtën të zbatohet për transformimin i hapësirës përreth Xhamisë së Shkodrës.

Të dy investime që do të bashkëfinancohen nga Bashkia e Shkodrës dhe qeveria shqiptare, që për kryeministrit janë vetëm një pjesë e vogël e mozaikut të madh të punëve publike që shumica do të zbatojë në këtë qytet të harruar për 30 vitet që u drejtua nga të djathtët.

“Nuk ka diskutim që Shkodra ka hyrë në një fazë të re. Kjo është e dukshme, e prekshme edhe për qytetarët e Shkodrës, edhe për vizitorët, por nuk ka asnjë diskutim po ashtu, që ky është vetëm fillimi i një transformimi që fatkeqësisht në Shkodër filloi me 30 vjet vonesë”.

Rama siguron se të dy projektet do të kenë impakt direkt në numrin e turistëve.

“Unë kam bindjen që, nga ana tjetër, të dy këto projekte do të kenë dhe një impakt shumë të fortë në aspektin e promovimit të qytetit të Shkodrës, jo vetëm brenda për brenda, por ndërkombëtarisht. me Komunitetin Mysliman dhe Myftiun e Shkodrës dhe të gjithë ata që do të duan të bëhen pjesë e kësaj nisme për të siguruar financimin edhe të sheshit të madh të xhamisë, i cili do ta kthejë xhaminë e Shkodrës në një nga objektet më spektakolare të kultit, jo në Shqipëri, por botërisht sepse është si një xhami e vendosur në një libër të shenjtë, gjë që nuk e kam parë askund tjetër…”

Rama foli dhe për një projekt kombëtar ku përfshihet dhe Shkodra që parashikon ndërhyrjen në infrastrukturë për ndërtimin e parkingjeve, projekt që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Tv Klan