Aplikacioni TikTok pritet të mbyllet sot në Shqipëri. Pas vendimit të qeverisë më 6 Mars, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TikTok dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar brenda 13 Marsit.
Nëpërmjet një shkrese, AKEP i ka kërkuar sipërmarrësve të komunikimeve elektronike, se janë bërë veprimet e nevojshme për të bllokuar, të gjitha IP e TikTok në territorin e Shqipërisë, bllokimin e DNS të TikTok, si dhe është dërguar lista e gjitha IP dhe Domain-ve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare u ka dërguar një e-mail edhe kompanive celulare në vendin tonë që të marrin masat e duhura. Ndërkohë qe Autoriteti Kombëtar i Sigurisë kibernetike ka identifikuar të gjitha IP që duhet të mbyllen në Shqipëri.
Përdorimi i rrjeteve sociale nga të miturit dhe kryesisht TikTok-u, ka sjell një sërë problematikash dhe raste të përsëritura dhune.
Klan News