Myrto Uzuni nuk mendon vetëm të shënojë te Granada, ku deri më tani është në kuotën 11 gola në La Liga, por edhe të mbrojë. Sulmuesi shqiptar është mes lojtarëve ofensivë që mendon edhe për prapavijën.
Uzuni është i shtati në renditjen e 5 kampionateve elitarë të kontinentit në raportin e publikuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport. Të dhënat statistikore në fazën mbrojtëse dhe presioni i ushtruar nga kundërshtarëve ka bërë që Myrto Uzuni të vlerësohet me 79.2 pikë.
Renditja udhëhiqet nga koreanojugori i Tottenham, Son. Në këtë klasifikim të veçantë janë përfshirë sulmues të cilët janë aktivizuar të paktën 1200 minuta deri më 1 Maj.
Tv Klan