Besimtarët mysliman në të gjithë vendin kanë festuar sot ditën e Fitër Bajramit.
Falja e Namazit në orët e para të mëngjesit përmbylli muajin e shenjtë të Ramazanit pas 30 ditëve agjërim.
Në kryeqytet , falja u mbajt në sheshin Skënderbej . Në prani të mijëra besimtarëve, kreu i Komunitetit mysliman uroi gjithë shqiptarët për shëndet dhe mirësi. Ai tha se Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja për mirënjohje dhe dashuri
Pavarësisht motit të nxehtë edhe në Elbasan besimtarët mysliman kanë falur namazin në qendër të qytetit.
Fiter bajrami konsiderohet një ndër festat me të rëndësishme të myslimanëve. Besimtarët luten për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve.
Tv Klan