Çmimet e naftës kanë rënë më shumë se 3 Dollarë për fuçi këtë të hënë pasi sulmi hakmarrës i Izraelit ndaj Iranit gjatë fundjavës nuk synoi objektet e naftës dhe nuk ndërpreu furnizimet me energji.

Nafta në bursën amerikane ra me 15 Dollarë ose 4,4 për qind në 68,63 Dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës nafta ra me 3,13 Dollarë ose 4,1%, duke arritur në 72,92 Dollarë për fuçi. Sipas analistëve një faktor që mund të ketë ndikuar është natyra më e kufizuar e goditjeve, duke përfshirë shmangien e infrastrukturës së naftës, kanë rritur shpresat për një rrugë de-përshkallëzuese.

Por ekspertët kanë bërë të ditur se tregu do të vijojë të vëzhgohet nga afër nëse Irani nuk do të sulmojë në javët e ardhshme, gjë që mund të shohë rritjen e çmimit të naftës.

Vëmendja do të kthehet gjithashtu edhe në bisedimet e armëpushimit midis Izraelit dhe grupit militant Hamas të mbështetur nga Irani, që rifilluan gjatë fundjavës. Nga ana tjetër pritet të shihet nëse prodhuesit e OPEC+ mund të shtyjnë rritjen e planifikuar për objektivat e prodhimit përtej Dhjetorit.

Në Tetor, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tyre, mbajtën politikën e tyre të prodhimit të naftës të pandryshuar, duke përfshirë një plan për të filluar rritjen e prodhimit nga Dhjetori. Grupi do të takohet më 1 Dhjetor për të diskutuar këtë çështje.

Klan News