Namik Dokle: “Mund ta pyesni zonjën Pack që t’iu shpjegojë pak.”

Kjo ka qenë përgjigja e dhënë nga njeri prej figurave më të vjetra të Partisë Socialiste Namik Dokle, i pyetur mbi thirrjet e drejtuara deputetëve socialistë nga Komisioneri Europian për zgjerim Oli Rehn, për t’u kthyer në Parlament apo edhe  nga eurodeputetja Doris Pack që të mos bëhen pjesë e lojës së Edi Ramës.

Një përgjigje jo surprizë kjo në fakt, duke parë se tashmë thuajse të gjithë deputetët e rinj e të pa betuar të Partisë Socialiste po kopjojnë kryetarin e tyre në sjellje, duke iu përgjigjur jashtë kontekstit pyetjeve që u drejtohen për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me të ardhmen e Shqipërisë.

Namik Dokle: “Mund ta pyesni zonjën Pack që t’iu shpjegojë pak.”/tvklan.al