Namik Dokle: “Përmbajtja e objektit të këtij hetimi është dhe ka lidhje me çështje të tilla si mungesë e zbatimit të ligjit gjatë numërimit të votave, shkeljet flagrante gjatë votimit në qendrat e votimit, mangësi në përdorimin e teknologjisë mbështetëse të monitorimit të procesit e të numërimit të votave, përdorimin e aseteve publike dhe administratës shtetërore në favor të një subjekti zgjedhor, presioni shtetëror ndaj punonjësve për efekte elektorale, leje të përkohshme gjatë fushatës për personat e dënuar, për veprat penale e të tjerë. Ky objekt është në përputhje të plotë me parimet kushtetuese, të mishëruara dhe në praktikën e gjykatës kushtetuese mbi ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare”./tvklan.al