Namik Dokle: “Qeveria e Republikës së Shqiprisë deklaron se është e vendosur të godasë, pa asnjë hezitim, cilindo që kërkon të dhunojë ligjin, institucionet dhe rendin publik. Qeveria do të kërkojë menjëherë raportim ligjor nga të gjjitha strukturat e shtetit dhe do të aktivizojë të gjithë masat goditse ligjore ndaj atyre që dhunshëm përpiqen e do të përpiqen të destabilizojnë vendin dhe rajonin. Qeveria garanton opinionin publik dhe partnert ndërkombtarë se është e vendosur të sigurojë dhe të mbrojë rendin kushtetus në shërbim të stabilitetit, njëheresh ne i kërkojmë komunitetit ndërkombtar të investigojë tejkalimin nga protesta paqsore në dhunë kundër institucioneve, çdo tentativë për të sulmuar institucionet dhe për të rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin e vendit do të goditet menjëherë me mjete ligjore. Organet e rendit dhe të sigurisë publike të marrin të gjitha masat ligjore për shkatrrusit e pasurisë publike në bazëtë të gjitha provave që disponohen tashmë. Ne i bëjmë thirrje Kryetarit të Partisë Demokratike, Zotit Berisha, të distancohet menjëherë dhe publikisht nga dhunusit e institucioneve të shtetit, qofshin kta edhe me imunitet si dhe të heqë dorë nga nxitja e turmave për shkatrrimin e institucioneve, përndryshe ai dhe të tjerë do të jenë përgjegjës, sipas dispozitave ligjore dhe kushtetuse. Përpjekje të tilla të dëshpruara kërkojnë të prishin me çdo kusht imazhin e vendit të frenojnë reformat dhe të pengojnë integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike, pikrisht kur vendi ndodhet në prag të takimit të komitetit të përbashkët Shqipri-Bashkimi Europian në Bruksel. Ju faleminderit!” /tvklan.al