Lajme Arkiva 2003
Në datën 18 Shtator Brukseli nis Raundin e 4 të diskutimeve për procesin e stabilizim-asocimit në Bashkimin Evropian për vendet që negociojnë për anëtarësimin.
Në mbledhjen e komunitetit ndërministror të integrimit gjatë pasdites kryeministri Fatos Nano deklaroi se edhe falë punës së zëvendësit të tij Ermelinda Meksi janë përballuar me sukses tre raundet e mëparshme kryesisht politike.
Kësaj radhe në vëzhgim nga Komisioni Evropian do të jetë administrata publike dhe reforma ekonomike.
Fatos Nano: Negociatat e këtij raundi pra raundit të katër teknik marrin një rëndësi të veçantë pasi kemi kaluar me sukses raundet politike dhe po hyjmë në një etapë të re edhe më të vështirë, pasi duke adoptuar një sens të përbashkët për komisionin për futjen e standardeve dhe normativave evropiane në ekonominë dhe funksionimin e institucioneve të administrimit publik në Shqipëri do të përllogarisim edhe detyrat tona si edhe kostot dhe përfitimet përkatëse.
Në këtë kuadër kryeministri Fatos Nano mbështeti tezën që kryenegociatorja Ermelinda Meksi u bëri komisioneve parlamentare shqiptare për tu bërë më të përgjegjshëm./tvklan.al