Kryeministri Fatos Nano i është bashkuar korit të politikanëve më të lartë të së majtës ndërkombëtare në kërkesën ndaj regjimit të Saddam Hussein, për të bashkëpunuar pa kushte me inspektorët në Irak. Nano merr pjesë në punimet e prestidumit të internacionalëve socialistë në Romë, ku po diskutohen çështjet e Lindjes së Mesme dhe situatës në Irak.
Ne nuk mund të mbyllim sytë sikurse i mbyllëm në Kosovë dhe po këtë qëndrim duhet të mbajmë edhe ndajë dhunimit të këtyre të drejtave nga regjimi i Bagdatit, theksojë Nano. Sipas kryeministrit Shqiptarë, me parimet e së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe mosndërhyrjes në punët e brëndëshme, nuk mund të abuzohet në mbrojtje të regjimeve antidemokratike.
Njëkohësisht me kryeministrin Nano, punimet e internacionalëve socialistë i ndoqi edhe kryetari social demokrat Gjinushi, partia e së cilit është antare me të drejta të plota në këtë organizatë. Gjatë qëndrimit në Romë kryeministri Fatos Nano do të zhvillojë një takim me kryeministrin Italian, Silvio Berlusconi./tvklan.al