Fatos Nano ka treguar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Kryeministri Edi Rama është politikani i vetëm që i kërkon këshilla. Nano thotë se këshillat ia merr me pahir dhe shton se Rama ka një fat se ka dikë që e këshillon pasi ai nuk e ka pasur një fat të tillë.
Më tej shton se me Edi Ramën ka krijuar një raport funksional, politik dhe njerëzor.
Blendi Fevziu: E ndiqni politikën sot?
Fatos Nano: Natyrisht që e ndjek, E ndjek jo në detaje që ta largojnë, duke qenë jo shumë aktiv, e ndjerë në prirje në zhvillime thelbësore, natyrisht po ta shohësh në këtë mënyrë, janë shumë zhvillime pozitive që po ndodhin, që duhet mbështetur që të ndodhin. Në besimin tim nuk duhet të prerë me këmbët e para, por duhet të krijohen mekanizma të tilla, pavarësisht nga drejtimi politik që ku janë njerëzit më të aftë të bashkohen rreth këtyre ideve dhe projekteve. Specialistët, profesionistët duhet të punojnë bashkë në Shqipëri se nuk janë shumë. Kujtoj me nostalgji se si bëmë konferencën e parë shkencore me Gramoz Pashkon e ndjerë, si model dhe nuk u bë asnjë pengesë se kur ka bindje të ndryshme politike kur do të përfaqësosh vendin.
Blendi Fevziu: A jepni këshilla sot, ua kërkon dikush lidhur dhe me eksperiencën shumë të gjatë që keni në politikë.
Fatos Nano: I pari dhe i fundit që ma kërkon me dëshirë dhe me pahir është kryeministri i sotëm. Kemi krijuar një raport funksional, politik dhe njerëzor me të cilin shkëmbejmë mendime për gjëra thelbësore. Atij i pëlqen të thotë se ka një avantazh shumë të madh, që ai ka kë të pyes e unë s’kam pasur asnjë./tvklan.al