Kryeministrat e Shqipërisë, Kroacisë dhe të Bosnjë Hercegovinës pas bisedeimve jo zyrtare të kryera në Tiranë kanë zhvilluar një vizitë në rrethin e Sarandës. Së pari, të tre kryeministrat kanë asistuar në një koncert të dhënë enkas për ta në Kalanë e Lëkursit. Koncerti në Kalanë e Lëkrusit i ka dhënë fund kështu një dite të ngjeshur me takime zyrtare mes tre kryeministrave përkatësisht zotit Fatos Nano, zotit Adnan Terziç kryeministri i Bosnjë Hercegovinës dhe kryeministrit të Kroacisë Ivo Sanader. Më pas tre shefat e Shqipërisë, Kroacisë dhe të Bosnjë Hercegovinës vizituan dhe qytetin antik të Butrintit. Në shenjë paqe u mboll këtu dhe pema e ullirit. /tvklan.al