Napoli ka dënuar sulmuesin Victor Osimhen, pasi sulmuesi dështoi të transferohet në një ekip të ri.

Nigeriani u përfol për një kalim te Chelsea dhe Al Ahli, por një marrëveshje mes palëve nuk u mbyll dhe lojtari te italianët.

Në këtë situatë, Napoli është treguar me dorë të hekur ndaj 25-vjeçarit. Osihmen është përjashtuar nga lista e Serisë A dhe nuk do të llogaritet për ndeshjet e kampionatit.

Gjithashtu sulmuesit i është hequr edhe numri 9 në fanellë, i cili tashmë do të mbahet nga Romelu Lukaku, i cili u afrua në këtë merkato vere.

Osihmen ishte një nga emrat më të nxehtë në këtë merkato vere, teksa përveç Chelsea dhe Al Ahli, në garë ishte edhe PSG, por nuk mund të plotësonin kërkesat Napolit, të cilat ishin mbi 100 milionë euro.

Sulmuesi ka kontratë me italianët deri në verën e vitit 2026, ndërsa ka një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon. /tvklan.al