Ekipi i Napolit ka mbërritur pas mesditës në aeroportin e Rinasit, formacioni i plotë i lojtarëve përveç Lavesit i cili është me kombëtaren argjentinase në Pekin dhe Zalaxhetës i cili është i dëmtuar. I pari nga dyert e aeroportit të Rinasit kapiteni Paolo Cannavaro, por si atij edhe të tjerëve u është ndaluar që të flasin.

Ndërsa trajneri Reja e shikon Vllazninë si një nga portat që do ta çjë në Evropë.

Edoardo Reja: “Para dy vitesh ne ishim në seria C dhe tashmë luajmë në kupën UEFA, kjo është një arritje e madhe për skuadrën tonë. Ne tashmë gjendemi në portat e Evropës dhe po kërkojmë të shkojmë më tej. Rruga jonë kalon nga Vllaznia. E dimë që është një skuadër me futbollist të rinj dhe ambicioz. Ne vijim me respekt për këtë ekip.”

Skuadra e Napolit ju drejtua menjëherë qytetit të Shkodrës ku do të zhvillojë një seancë stërvitore në “Loro Boriçi” për të përgatitur ndeshjen e turit të dytë eliminator të kupës UEFA. Napoli më parë e ka fituar një herë kupën UEFA në 1989./tvklan.al

Gazetar: Erjon Todhe