Vllaznia kundër Napolit, një skuadër e superligës shqiptare kundër një skuadre të serisë A italiane do të luhet më 14 gusht. Edhe pse do të ishte një ëndërr e bukur pak kush beson në një kualifikim të Vllaznisë, por me zi presin këtë ndeshje për të parë futbollistët e ekipit italian në Loro Borici.
Të njëjtin mendim ndan edhe trajneri i Vllaznisë Agim Canaj.
Agim Canaj: “Përballje të tilla rrallëherë të vijnë në futbollin shqiptar. Ky ballafaqim në këtë aspekt do të thosha që është një statisfaksion si në anën profesionale në drejtimin që unë do kem me ekipin, si në aspektin që futbollistat do ndeshen me lojtarë të një kalibri që rrallë i takojnë në jetën sportive.”
Canaj ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Dinamos me të dy ekipet ka luajtur ndeshje ndërkombëtare. Tashmë në rolin e trajnerit nuk e sheh këtë ndeshje si një sfidë, aq më pak profesionale mes tij dhe trajnerit Edy Reja të Napolit.
Agim Canaj: “Për çdo trajner është statisfaksion që do ndeshet dhe do përballet me një trajner që luan në nivele shumë të larta. Nuk duhet të kërkojmë kualifikimin, por në radhë të parë duhet të përfaqësohemi dinjitozë.”
Përballë Napolit të paktën të paraqiten denjësisht, por nëse ndodh mrekullia dhe Vllaznia kualifikohet .
Agim Canaj: “Kjo është një pyetje që mbase në këto momente nuk mund të japë dot një përgjigje.”/tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe / Simon Shkreli