Ishte paralajmëruar prej kohësh, por vetëm këtë të mërkurë mori dhe formë zyrtare. Antonio Conte rikthehet pas më shumë se 1 viti në stolin e një skuadre. Tekniku italian ka vendosur të firmos për tre sezone me Napolin, për të nisur kështu një etapë të re në karrierën e tij.
Cikël i ri te jugorët nën drejtimin e Contes, që do të përfitojë 8 milionë Euro në sezon deri në vitin 2027. Fokusi tashmë do të jetë tek merkato, aty ku Napoli synon që të përforcohet për tu rikthyer protagoniste pas një sezoni zhgënjyes.
Hojbjerg dhe Lukaku janë emrat e kërkuar nga ana e 54-vjeçarit, operacione që do të konkretizohen falë edhe të ardhurave që do të mbërrijnë nga shitja e sulmuesit Osihmen.
Sipas mediave italiane, ish-trajneri i Interit dhe Chelsea do të kryej seancën e parë stërvitore me Napolin më 7 Korrik. Tek napoletanët, italiani synon që të rikthejë titujt.
Eksperienca me Juventusin dhe Inter është kurorëzuan me katër tituj kampion, teksa ka fituar edhe Premier League nën drejtimin e Chelsea. Conte, i cili ka drejtuar ekipin kombëtar të Italisë, ishte pa punë që kur u largua nga Tottenham në mars të vitit 2023.
Klan News