Tek Everton nuk e duan më Armando Brojën, i cili do të mungojë deri në prill për shkak të dëmtimit të pësuar më 9 janar në ndeshjen e FA Cup ndaj Peterborough. Ideja për ta kthyer ishte prej kohësh, por për t’i bindur drejtuesit e Chelsea do të marrin në huazim një tjetër lojtar, i cili aktivizohet pak ose nuk luan.
Sipas gazetës “Daily Mail” alternativat janë Kiernan Dewsbury-Hall ose Carney Chukwuemeka. Njëri prej tyre do të ishte një përforcim i vlefshëm për David Moyes. Për Armando Brojën ky është një sezon për t’u harruar, pasi me Everton ku erdhi në formë huazimi me të drejtë blerje verën e kaluar është aktivizuar vetëm 179 minuta.
Mungesa e sulmuesit do të jetë një problem edhe për Kombëtaren që më 21 mars luan në fushën e Anglisë për kualifikueset e Botërorit 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, një evenimet që do të transmetohet në TV Klan.
Tv Klan