“Si ministër Ekonomie i kurseva shtetit 40 mln Euro”
Në cilësinë e ish-ministrit të Ekonomisë në vitet 2011-2012, Nasip Naço është thirrur këtë të martë në SPAK për të dhënë deklarimet e tij lidhur me çështjen ÇEZ-DIA.
Pas u mor në pyetje për rreth 90 minuta, Naço deklaroi se gjatë kohës që mbante postin e rëndësishëm ka bërë disa ndryshime në ligjin për energjinë, që sipas tij i kanë kursyer buxhetit të shtetit 40 milionë Euro.
“Për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët apo me interesat e shtetit kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike duke nxjerrë jashtë sistemit të energjisë elektrike disa kompani të mëdha në atë kohë që kishin gati 20% të tregut të ÇEZ-it”, tha Naço.
Çështja ÇEZ-DIA u rihap nga SPAK në vitin 2019. Për këtë dosje prokuroria e posaçme ka marrë në pyetje dhe ish zyrtarë të tjerë të lartë, mes të cilëve dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Tv Klan