Ka mbërritur momenti më i nxehtë në këtë mbrëmje të parë të spektaklit “X Factor Albania” në Tv Klan, eliminimi.
Televotimi është hapur që prej fillimit të spektaklit duke i mundësuar publikut të zgjedhë konkurrentin e preferuar për të vazhduar garën në natën e ardhshme.
Performancat e mbrëmjes sollën larmishmëri dhe kishin të veçantat e mangësitë e tyre, ku në fund dolën dy të cilat nuk arritën të përmbushnin pritshmëritë e jurisë.
Mes Lorianit, Ergit dhe Bletisës, juria preferoi që të shpëtonte këtë të fundit duke sjellë largimin e nga gara e talenteve të dy djemve që i përkasin përkatësisht skuadrave të Soni Malajt dhe Young Zerkës./tvklan.al