Aleatët e NATO-s janë thellësisht të shqetësuar për aktivitetet malinje të fundit në shtetet aleate, duke përfshirë ato që rezultojnë në hetimin dhe akuzimin e individëve të shumtë në lidhje me aktivitetin armiqësor të shtetit që prekin Çekinë, Estoninë, Gjermaninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
“Kjo përfshin sabotazhin, aktet e dhunës, ndërhyrjet kibernetike dhe elektronike, fushatat e dezinformimit dhe operacione të tjera hibride. Aleatët e NATO-s shprehin shqetësimin e tyre të thellë për veprimet hibride të Rusisë, të cilat përbëjnë një kërcënim për sigurinë aleate. Ne dënojmë sjelljen e Rusisë dhe i bëjmë thirrje Rusisë që të mbajë detyrimet e saj ndërkombëtare, ashtu siç bëjnë aleatët e tyre.”
Më tej, në deklaratë theksohet me forcë se veprimet e Rusisë nuk do t’i pengojnë aleatët të vazhdojnë të mbështesin lufëen e Ukrainës.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, javët e fundit, shërbimet evropiane të sigurisë zbuluan një sërë aktivitetesh, që ata i quajtën spiunazh rus, duke përfshirë një rrjet spiunësh që drejtonin një media online, të mbyllur nga hetuesit çekë, një veprim që nxiti autoritetet në shtetet e tjera të kryejnë hetime të ngjashme.
Mediat evropiane raportuan gjithashtu se një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) dyshohet se kishte marrë para nga faqja e medias pro-ruse, një akuzë që politikani gjerman e mohon.
Tv Klan