Me anë të fondacionit të tij të quajtur Fondacioni Kundër Korrupsionit, këtë vit Navalny është pretendent për të fituar Çmimin për Paqe.
Fondacioni i Navalny u krijua në vitin 2011 dhe është i specializuar në hetime zyrtare me ndikim të lartë dhe në publikimin e tyre.
Zyrtarë të ndryshëm rus të cilët kanë qenë shpeshherë në shënjestër të tij për korrupsion, kanë kundërshtuar gjetjet e tij dhe kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër. Në shumicën e rasteve këto veprime kanë qenë të suksesshme, duke bërë që fondacioni të gjobitet shumë herë dhe tani të numëroj gjoba në vlerë prej më shumë se 1.2 milion dollarësh.
Pretendohet se ky fondacion është bërë shumë herë pre e kontrolleve të ndryshme policore, të cilët i kane bllokuar stafin dhe llogaritë bankare. Gjithashtu, thuhet se fondacioni i Navalny financohet vetëm nga donacionet dhe mbështetësit e tij. Ata vitin e kaluar kanë organizuar protesta të mëdha dhe kanë prodhuar rregullisht video duke akuzuar figura të shquara politike për korrupsion.
Këta mbështetës thonë se të gjitha proceset gjyqësore dhe sulmet e policisë kundrejt Navalny, janë pjesë e një fushate të koordinuar për të gjymtuar aktivitetet e tyre. Gjithashtu, pretendojnë se gjetjet e këtij fondacioni janë një pengesë e madhe për Presidentin Vladimir Putin.
Ceremonia e Çmimit Nobel për Paqe do të mbahet në Oslo më 10 dhjetor dhe fituesi i çmimit do të pranojë 1 milionë dollarë, pa dyshim një ndër vlerësimet më të larta në botë. Kujtojmë së ky çmim mund të vijë në kohën kur Navalny po vazhdon shërimin e tij në Berlin, pas helmimit që pësoi me agjentin nervor të quajtur Novichok, i cili mund të ishte vdekjeprurës.
Navalny, më parë kishte deklaruar për një reviste gjermane se ai besonte se prapa helmimit të tij qëndronte Presidenti rus Vladimir Putin, por kjo nuk do ta ndalonte që të kthehej në Rusi për të rifilluar fushatën politike.
Pas kësaj deklarate të Navalny, perëndimi ka kërkuar shpjegim nga Kremlini, por ky i fundit ka mohuar çdo përfshirje në incident dhe është shprehur se nuk ka prova për ta inkriminuar në një gjë të tillë./tvklan.al