Lajme Arkiva 2003

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë një nga figurat më të njohura të shqipërimit Robert Shvarc. Përkthyesi më i mirë nga gjermanishtja bëri të flasin shqip personalitete të letërsisë botërore si Remark, Gëte, Shiler, Hajne, Breht etj.

Njëkohësisht ai i ka dhënë letërsisë gjermane duke përkthyer në këtë gjuhë prozator të njohur shqiptar si Ismail Kadare, Dritëro Agolli dhe Rexhep Qosja. Me origjinë hebreje Shvarc ka emigruar që i vogël me familjen e tij në Shqipëri.

S’ka ditur shqip, shqipen e ka mësuar vetë këtu. Shvarc ka lindur në qytetin e Vjenës me baba izraelitë dhe nënë shqiptare. Gjithë jetën e tij në vendin e nënës ja kushtoi përkthimit. Mjaft personalitete e kanë nderuar punën e tij me tituj.

Robert Shvarc: Ndoshta kjo është edhe një lloj certifikate që kur mbush 70 të ikësh më i gëzuar në atë botë.

Në muajin shkurt me rastin e ‘70 vjetorit të lindjes, kryetari i bashkisë Edi Rama i dorëzoi përkthyesit Robert Shvarc titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” ndërsa në muajin mars ai u nderua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës”.

Një nga shqipëruesit më të mirë të letërsisë botërore Robert Shvarc do të nderohet nesër paradite me homazhe në mjediset e Teatrit Kombëtare për tu përcjellë më pas në banesën e përjetshme./tvklan.al