Republika Çeke kërkon të marr hak për atë humbje në ndeshjen e fundit ndaj Shqipërisë. Një faktor që i jep tepër motivim rivalëve të kësaj të premte, me trajnerin, Ivan Hashek që beson se është një shans për të treguar forcën ndaj këtij kundërshtari.
“Do të jetë një motiv për të gjithë. Dëshirojmë të tregojmë se jemi më të mirë se Shqipëria. Edhe pse Shqipëria e tregoi forcën e saj në ndeshjen e shtëpisë, ku luajtën shkëlqyeshëm. Është detyra jonë ta kthejmë dhe të synojmë hakmarrjen”.
Kapiteni, Suçek vlerësoi maksimalisht mënyrën e lojës së kombëtares shqiptare.
“Ata janë një ekip shumë i fortë për sa i përket kundërsulmeve dhe janë të mirë në lojën një-me-një, kjo është një gjë e njohur. Ai ka shënuar shumë gola të bukur në dy-tre vitet e fundit, kanë edhe cilësi të shkëlqyera kur gjuajnë nga distanca. Është një ekip shumë luftarak, këtë e kemi parë të gjithë”.
Skuadra çeke kërkon të ruaj rekordin e suksesve në ndeshjet si vendase. Që nga shtatori i vitit 2020, ata kanë humbur vetëm një nga 20 duelet e fundit. Përballja e Pragës do të zhvillohet në sytë e mbi 15 mijë tifozëve, në një duel që vlen shumë për objektivat e grupit në Divizionin B.
Shqipëria dhe Çekia kanë 3 pikë pas dy sfidave dhe janë në garë për biletën e raundit play-off që të jep mundësi për tu ngjitur një kategori më lart në fund të edicionit të Ligës së Kombeve.
Klan News