Prej më shumë se gjysmë ore Shqipëria u ndodh në ‘black out’, ku shumë qytete mbetën pa energji elektrike, për shkak të një kolapsi total të sistemit energjitik në vend. Në Tiranë pati edhe problematika në qarkullim për shkak të mos funksionimit të semaforëve.
Në një dalje publike ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit. Sipas Ballukut shkak janë bërë temperaturat ekstreme.
Këtë të premte Shqipëria, por edhe i gjithë Ballkani po përjetojnë temepratura ekstreme mbi 40 gradë Celsius. Por kjo valë e të nxehtit do të vijojë, ndaj sipas ministres ende nuk kemi dalë nga zona e rrezikut.
Pas manovrimeve u bë e mundur që energjia të kthehej në të gjithë vendin pas një ndërprerjeje prej rreth 30 minutash.
Klan News