Reshjet e borës janë ndërprerë në zonat e ulëta në juglindje, në të cilat po bie shi me intesitet të ulët. Në lartësitë mbi 1.200 m mbi nivelin e detit po vazhdojnë reshjet e borës me intesitet mesatar.

Në Dardhë trashësia e borës ka shkuar në 15 cm dhe lëvizja e mjeteve në aksin turistik bëhet me goma dimërore. Akset nacionale të juglindjes qarkullohen normalisht, ndërsa aksi i ri, Qafë Qarri- Erseke nuk është i kalueshëm.

Mjetet lëvizin nga rruga e vjetër, e cila është e hapur. Në zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës trashësia e borës varion nga 20-30 cm.

Nga moti i keq kanë mbetur pa energji dhjetra fshatra në Maliq, Devoll, Pogradec dhe Kolonjë.

/tvklan.al