Ragip Haxhiajdini, një nga grabitësit e dyshuar të parave në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 Prill 2019, është ndarë nga jeta në Spitalin e Traumës.
51-vjeçari i njohur me pseudonim “daja” me origjinë nga Kosova, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai ka qenë i shtruar në spital ditët e fundit pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Ragip Haxhiajdini ishte një nga personat e arrestuar i dyshuar për përfshirje në grabitjen e parave. “Daja” u arrestua më 26 Prill 2019 në zonën e Durrësit, pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Alkond Bengasi.
Ragip Haxhiajdini akuzohej si pjesë e grupit të grabitësve që drejtohej nga Admir Murataj, ky i fundit mbeti i vrarë në grabitjen e 26 Prillit 2019.
“Daja” mendohej të kishte ndihmuar dhe strehuar Admir Muratajn që të fshihej përpara grabitjes ku mbeti i vrarë, pasi ka qenë në kërkim për grabitjet e tjera në zonën e Rinasit.
Bashkëpunëtori Alkond Bengasi kishte deklaruar para hetuesve një vit më parë se planet për grabitjen e parave në aeroport në vitin 2019 ishin bërë në një drekë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Në këtë takim, sipas Bengasit, kishin qenë të pranishë, Admir Murataj, Klement Çala, Eldi Çala, Talo Çela, Ragip Haxhiajdini, Renaldo Sula, Saimir Çela, Oltjon Veseli dhe nje person me emrin “Tani”. /tvklan.al