Këngëtari i mirënjohur Bill Withers ndërroi jetë ditën e hënë, për shkak të disa komplikacioneve në zemër. Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët.
I njohur për hitet e tij “Ain’t no sunshine dhe “Lean on Me”, 81-vjeçari kishte një karrierë të gjatë dhe të suksesshme muzikore. Withers fitoi tre çmime në “Grammy Award” dhe u nominua për katër të tjera.
Këngëtari u tërhoq nga muzika në vitin 1985, por këngët e tij ende dëgjohen dhe vlerësohen.
Së fundmi kënga e tij “Lean on Me” është lidhur me pandeminë e koronavirusit, pasi shumë njerëz e këndojnë në versionin e tyre për të përkrahur punonjësit e shëndetësisë dhe të shërbimeve kryesore./tvklan.al