Të gjitha mbetjet e rrezikshme kimike që prodhohen nga uzinat apo fabrikat e ndryshme në vend do të depozitohen në një zonë të veçantë e cila do të jetë shumë larg qendrave të banuara. Kjo zonë nuk është përcaktuar ende, por Ministria e Mjedisit, ajo e Industrisë dhe Ministria e Rregullimit të Territorit kanë nisur punën për zbatimin e projektit për ndërtimin e një Landfilli i cili do të financohet nga programi CARDS dhe do të kushtojë rreth 3.5 mln euro.

“Sigurisht që krijimi i një Landfilli në një vend të caktuar mund të krijojë reaksione, por ne si ministri i japim të gjitha garancitë që ky Landfill do të jetë brenda të gjitha standardeve siç është edhe në vendet e tjera të zhvilluara në Gjermani, në Francë, Finlandë e kështu me radhë. Pra, nuk do të ketë absolutisht asnjë lloj rreziku, as për komunitetet më të afërta me këtë Landfill dhe as për problemet e biodiversitetit dhe ekosistemeve në të cilat do të vendoset Landfilli.”

Sipas ministrit të Mjedisit, brenda 15 nëntorit do të shpallet lista e 10 zonave potenciale që plotësojnë kriteret e përcaktuara për depozitimin e mbetjeve kimike. /tvklan.al