Basketbollistet e Phoenix festuan në derbin me Los Angeles Clippers me 125:119 dhe arritën fitoren e tretë radhazi në NBA ligë. Devin Booker bëri diferencën te Suns me 40 pikë, tetë rebound dhe pesë asistime.

Phoenix shënoi 73 pikë në pjesën e dytë dhe mundi Clippers për herë të dytë në tetë ditë. Në skuadrën nga Los Anxhelosi, James Harden ka realizuar triple-double prej 25 pikësh, 13 asistimesh dhe 10 rebaund.

San Antonios Spurs mundën Utah Jazz 108-88 dhe kalojnë krizën e dy humbjeve radhazi. Victor Wembanyama udhëhoqi skuadrën drejt fitores me 22 pikë, nëntë rebound dhe, shtatë asistime. Chris Paul shtoi 19 pikë, 10 asistime dhe shtatë rebaund, dhe Keldon Johnson shënoi 13 pikë për Spurs.

Houston mundi Dallasin 108:102 dhe fitoi ndeshjen e dytë radhazi. Te skuadrën e Hjustonit, Jalen Green ishte më efikasja me 23 pikë me 12 kërcime dhe katër asistime, ndërsa te Dallas 29 pikë shënoi Luka Donçiç, 15 prej të cilave në çerekun e fundit.

Humbje e radhës për Milwaukee, i cili humbi nga Memphis me shifrat 122-99. Ishte humbja e katërt radhazi për Bucks. Morant udhëhoqi Grizzlies me triple-double prej 26 pikësh, 14 asistimesh dhe 10 rebaund.

Klan News