Futbolli shqiptarë do të mbyllë këtë fundjavë aktivitetet kombëtare pikërisht në luftën për qëndrimin në Superligë. Teuta-Burreli të shtunën dhe Kastrioti-Lushnja të dielën janë sfida që përcaktojnë ekipin që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e grupit të më të mirëve. Barra më e rëndë është për skuadrën durrsake që nuk ka zbritur nga kategoria që prej vitit 1961, aq sa trajneri Kristaq Mile mendon vetëm për stërvitjen.

Burreli nga ana tjetër është një kundërshtar i fortë dhe kërkon me ngulm përfaqësimin e 5 në superligë, ku nuk luan prej sezonit 1998-1999. Një ndeshje e vështirë pritet të jetë dhe ajo mes Kastriotit dhe Lushnjes. Sezoni 2005-2006 shënoi ngjitjen e skuadrës krutane dhe zbritjen e lushnjarëve. Ndeshja Teuta-Burreli do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”, ndërsa takimi Kastrioti-Lushnja në “Selam Stërmasi”./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku