Me 10 lojtarë e me pjesën më të madhe të titullarëve të larguar, Partizani ka arritur të mbajë barazimin me Tiranën deri në minutat e fundit të takimit, por ndeshja është fituar nga skuadra e Tiranës me gol të shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Andi Lila.

Pjesën e dytë Partizani e ka luajtur me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Kalarit, por edhe pse me një lojtar më pak të kuqtë e drejtuar nga Hasan Lika ja kanë arritur të gjejnë golin e barazimit edhe pas pësimit të golit të dytë Partizani është përpjekur të shënojë madje Bakaj ka goditur shtyllën.

Dinamo kampione ka barazuar 0 me 0 me Besën në Kavajë , pas ndeshjes trajneri i Besës Iliaz Haxhia ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Vetëm nëj dol nga Merxha i cili ka shënuar në minutën e 34 i ka mjaftuar Elbasanit të fitojëndaj Bylisit. Erjon Rizvanolli i ka dhënë fitoren Shkumbinit në ndeshjen me Teutën ndërsa në Lushnje vendasit kanë mundur Flamurtarin 2 me 1 me gola të Sisioko dhe Sekserit, për vlonjatët ka shunuar Veliu. Ndeshja që ka mbyllur superligën ka qenë Vllaznia-Apolonia e cila është fituar nga shkodranët me rezultatin 3 me 1./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe