Ndryshe nga faza e parë duket se Tirana dhe Partizani do të jenë më të përgatitura për derbin e kampionatit.
Ish-kapiteni i bardhebluve beson se ekipet e njohin më mirë njëri-tjetrin dhe se kjo ndeshje nuk ka alibi.
Por Muça ka një këshillë për futbollistët e Tiranës.
“Duhet të finalizojnë rastet që do të kenë”.
Në ndeshjet mes Tiranës dhe Partizanit, taktika e lojës, strategjia e trajnerëve dhe nga një herë edhe cilësia e futbollistëve janë në faktorë dytësorë.
Sfida e fazës së parë përfundoi në barazim pa gola. Këtë të dielë të dy skuadrat do të përpiqen të kënaqin tifozët përkatës.
Tv Klan