Para nisjes së derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ka patur përplasje mes tifozëve.
Mbështetësit e të kuqve i janë drejtuar sektorit ku ndodheshin ata bardheblu, ndërsa një pjesë e vendeve ishin lënë bosh për shkaqe sigurie.
Sende të forta janë hedhur nga të dy palët. Situata është normalizuar me hyrjen e policisë në “Arenën e Demave”.
Derbi kryeqytetas përfundoi me rezultatin 1 me 1.
Tv Klan