Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ndëshkime në policinë e Elbasanit. Tre oficerë dhe tre punonjës policie të rolit bazë janë përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit, mes të cilëve dhe shefi i sektorit të luftës kundër trafiqeve, nënkomisar Leonard Lame.
Ndëshkimet janë bërë gjatë analizës tre mujore të kësaj drejtorie, në prani edhe të drejtorit të policisë kriminale Sokol Bizhga. Motivacioni i shkarkimit ka qenë, mos plotësim të kritereve të pranimit në polici. Ndërsa nënkomisar Lame akuzohet se ka abuzuar me atributet e policisë së shtetit dhe ka shpërdoruar besimin e shtetit dhe të publikut. Me masa disiplinore janë ndëshkuar dhe 23 punojës të tjerë policie.
Drejtori i policisë së qarkut, kryekomisar Arben Joca, pohoi mes të tjerash se organi që ai drejton, e ka përqendruar punën në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit./tvklan.al