Policisë ka vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Si rezultat kontrolleve, gjatë 4 ditëve që lamë pas, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1552 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, një lokal në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 27 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Po ashtu pas orës 22:00 janë konstatuar 16 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili./tvklan.al