“Një njeri i rallë e atdhetar”, kështu e ka cilësuar Gerti Bogdanin, ish-ambasadori Agim Nesho. Përmes një interviste për gazetarin e Klan News Besard Jacaj, Nesho zbuloi se e takoi ish-deputetin e PD ditën e djeshme pasi morën pjesë në një emision televiziv.
Pa e ditur se do të ishte takimi i fundit mes tyre, Nesho thotë se ndezi një cigare me të e biseduan…
“Dua të bëj një homazh me fjalë për njeriun, mikun tonë të dashur që humbi jetën sot, zotin Bogdani. Pata rastin që isha bashkë me të në një emision televiziv dje, një njeri patriot. Politikan i ri, por shumë i mençur. I qetë dhe i ekuilibruar. Një humbje e madhe për jetën politike në Shqipëri dhe familjen e tij të nderuar, pjestarët e së cilës i njoh dhe kam respekt të jashtëzakonshëm. Ndaj them që na prek thellë dhe do e ndjejmë mungesën e Gertit! Ai erdhi, u takuam si një njeri simpatik..Madje në pushim të emisionit, ndezëm një cigare të dy. Ishte i prokupuar, njeri atdhetar për çështjen e të gjitha. Një bashkëbisedues i këndshëm, njeri i rrallë. Jo vetëm pas tragjedisë që ka ndodhur, por që meriton vlerësimet më maksimale nga ne”, tha Nesho./tvklan.al