Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho në një reagim të shkurtër për gazetarët e konsideroi arrestimin e Ilir Metës të papranueshëm.


“Është një njeri që ishte kryetar partie, që drejtonte opozitën në Shqipëri, është e papranueshme. Shumë e rëndë”, tha ai. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi ka hedhur një sërë akuzash ndaj SPAK-ut dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ai e cilësoi Prokurorinë e Posaçmë një ‘strukturë terroriste’ e ndërsa efektivët ‘horra me kapuçë’. Sipas tij, ky arrestim është çështje krejtësisht personale me ish-Presidentin dhe Partinë e Lirisë.

/tvklan.al