Një influencer nga Brazili ka përfunduar në karrige me rrota pasi përjetoi dhimbje të tmerrshme përpara një udhëtimi në aeroportin e Portgualisë, por arsyeja do t’ju befasojë.
Sipas The Sun, Vitória De Felice Moraes, 21 vjeç, e njohur nga ndjekësit e saj si Vihh Tube ndihej në siklet për të lëshuar gazra në praninë e partnerit dhe për këtë arsye ajo e shmangte këtë proces, duke mos i lëshuar. Por kjo gjë i shkaktoi Moraes papritur dhimbje të padurueshme.
Në një video në Instagramin e saj ajo ndau me ndjekësit arsyen ku shpjegon ndodhinë: “Bëm mama të të ngjaj. Teksa isha në aeroport fillova të ndjeja dhimbje të forta, aq sa përfundova në karrige me rrota, dhe kjo për shkak të gazrave. Tani të kuptoj Pocah”, ka shkruar ajo.
Pocah, një këngëtare braziliane përjetoi të njëjtën gjë vitin e shkuar./tvklan.al