Qeveria turke ka dhuruar sot për policinë shqiptare disa mjete për punën e uniformave blu. 30 motorrë për patrullat e qarkullimit rrugor, një sasi jelekësh antiplumb, pajisje në kompjuter si radio janë dhuruar sot nga përfaqësuesit e qeverisë turke për palën shqiptare.

Prej kohësh nga Ministria e Rendit të Turqisë kanë pritur të tilla ndihma logjistike për policinë tonë. Në fillim këto dhurata janë bërë për Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, por pas bashkëpunimit me këto efektiva të Elbasanit njohur për rezultatet të mira, Drejtoria e Rendit në Ministrinë Turke do të dhurojë të tilla ndihma për të gjitha drejtoritë e policive në rrethe./tvklan.al