TikTok ka hequr llogaritë e lidhura me dy grupe mediatike ruse për të parandaluar “ndikimin e fshehtë” në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Llogaritë janë të lidhura me Rossiya Segodnya, Tv-Novosti, me agjencinë e lajme Sputnik dhe transmetuesin RT.
Veprimet e TikTok vijnë një javë pas veprimeve që ndërmori kompania Meta, e cila ndaloi në platformat e saj sociale agjencitë mediatike ruse si Rossiya Segodnya, RT dhe ‘etnite’ të tjera të lidhura.
Ndërkaq në fillim të këtij muaji, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi akuzat ndaj dy punonjësve të RT-së për futjen e afro 10 milionë dollarëve në një kompani amerikane, të identifikuar nga CNN si Tenet Media, për të forcuar dhe përpunuar përmbajtje që përputheshin me interes shtetërore ruse.
Sipas informacioneve nga zyrtarët amerikanë fushata e këtyre mediave kishte për qëllim ndikim e publikut amerikan përpara zgjedhjeve presidenciale.
TikTok, nga ana e tjetër është përballur vetë me pyetje nëse qeveria kineze mund të manipulojë apo jo algoritmin e tij për të ndikuar në publikun amerikan. Platforma, të cilën e përdorim më shumë se 170 milionë amerikanë për të parë video rreth sportit, modës dhe politikës, është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance.
Në Prill, presidenti Joe Biden nënshkroi një projekt-ligj që mund të çojë në një ndalim mbarëkombëtar të TikTok në Shtetet e Bashkuara, nëse aplikacioni nuk gjen një pronar të ri, të cilin kompania e ka kundërshtuar në gjykatë./tvklan.al