Si gjithnjë në nisje të “Shihemi në Gjyq”, ndërmjetësja Eni Çobani bën përshëndetjen e saj të zakonshme për shqiptarët përtej kufirit që ndjekin rubrikën, por edhe programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Kësaj here, ajo mori iniciativë nga vërejtja e një ndjekësi të programit që duket se i kishte mbetur ‘hatri’ me Eni Çobanin. Përmes një mesazhi që ndërmjetësja e lexoi, ai i ka kërkuar të përshëndesë shqiptarët në Kroaci.
Eni Çobani: Unë e kam përshëndetur Kroacinë, por një shqiptar atje i cili është një ndjekës shumë i rregullt i programit tonë…
Ardit Gjebrea: Ju ka shkruar në telefon?
Eni Çobani: Po, më bën një vërejtje: “Znj. Eni, si është e mundur në gjithë programin tënd unë nuk kam dëgjuar një herë Kroacinë?” Në fakt nuk është e vërtetë. Unë kam kohë pa e bërë.
Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?
Eni Çobani: Po, unë në fakt po e lexoj, nuk e di nëse zotëria do të donte që ta përmendja, por në fakt derisa e ka bërë… Emanuel Marashi nga Kroacia i cili thotë, po e lexoj: “Përshëndetje e nderuar! Unë e ndjek çdo seancë tënden te ‘Shihemi në Gjyq’, më ka bërë diçka përshtypje se ju nuk i keni përshëndetur asnjëherë shqiptarët në Kroaci. Mendoj se e meritojnë se ndjekin çdo të diel dhe ajo që nuk e dini për shqiptarët e Kroacisë është që më shumë se 50% janë pronarë këtu dhe japin një kontribut të madh për vendin. Ju lutem, na përshëndesni!
Pas sqarimit, Çobani sigurisht që ia plotësoi dëshirën ndjekësit nga Kroacia.
Eni Çobani: Emanuel, faleminderit të gjithë shqiptarët në Kroaci, jam shumë e lumtur që na ndiqni çdo të diel dhe shumë e privilegjuar për këtë. Faleminderit shumë, ju duam shumë të gjithë shqiptarët në Kroaci!/tvklan.al