Reperi Gerald Xhari, i njohur për publikun si Big Basta ka qenë këtë të Shtunë pjesë e “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Teksa foli për projektet e tij muzikore, rikthimin me familjen në Shqipëri, u ndal edhe tek jeta në Zelandën e Re.
Arsyen pse në Shqipëri njerëzit janë më të stresuar ai e shpjegoi me një rast konkret.
“Fatkeqësisht u ndodha në një moment shumë të vështirë në një shopping centre, ku një vajzë pati guximin që t’i shkaktonte vetes një tragjedi, pra të ndërronte jetë. Tani si shqiptarë, se isha në vitin e parë aty kur ndodhi. Hapa direkt telefonin për të parë portalet më të famshme në Zelandë, a po e japin këtë lajmin pavarësisht se e kisha 30 m larg. Pra ta dija dhe unë, kush ishte arsyeja, qysh tek… Shqiptarshe, siç bëjnë këtu. Që të japin dhe 70 analiza në darkë pse u bë. Asnjë lajm! Edhe me kalimin e ditëve asnjë lajm për atë rast. Do të thotë që ato nuk duan që t’i pompojnë lajmet e këqija, nuk duan t’ju tregojnë njerëzve që shiko se dikush gjeti një zgjidhje për të shuar problemet. Nuk duan të përhapin të keqen. Kjo është një nga arsyet pse ne këtu në Shqipëri stresohemi dhe jemi tërë kohës të stresuar. Pavarësisht se kemi shumë gjëra të bukura gjatë ditës. Ne akoma mendojmë se lajm përbën e keqja! Atje mungonin këto gjëra. Lajmet e para ishin të bukura. Ne duhet të heqim dorë nga lajmet e këqija“, u shpreh ai./tvklan.al