Situata e pastërtisë në tregjet e Shkodrës ka futur në një konflikt tregtarët dhe bashkinë e qytetit.
Në brendësi të tregut, por edhe jashtë tij nuk është e vështirë të dallosh mbeturinat e shumta ku era dhe mundësia për përhapjen e infeksioneve janë evidente.
Sipas tregtarëve shlyerja e detyrimeve për taksën e pastrimit nënkupton edhe mirëmbajtjen e ambienteve të tregut nga bashkia e qytetit.
“Se edhe një gjë me një fjalë, taksat boll i paguam, me një fjalë bashkia as nuk e vë ujin në zjarr për atë punë.”
Nga ana e tyre konsumatorët shprehen se rreziku i sëmundjeve është më i madh sidomos në periudhën e verës.
“Tregtarët përpiqen me e mbajt vendin aty ku rrinë. Ndonjëherë edhe e kemi frikë, nuk diskutohet.”
“Nuk është edhe aq e pastër, por ça të bëjmë”.
Në të gjithë tregun nuk mund të gjesh as një kosh plehrash, ndërkohë që aksioni për pastrimin e tij kryhet në mënyrë vullnetare nga vetë tregtarët./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle