Zbardhen lëvizjet në kabinetin qeveritar Berisha. Burime nga selia blu bëjnë të ditur se do të ketë lëvizje në të paktën dy ministri kyç të përfolura shumë nga media ditët e fundit. Kështu Genc Pollo, kryetar i Partisë Demokrate të Re do të lërë postin e Ministrit të Arsimit, për të marrë detyrën e mbetur prej 4 muajsh bosh atë të zv/kryeministrit. Në vend të tij do të vij Fatos Beja, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Posti i ministrit të shëndetësisë do t’i besohet Anila Godos, një kandidaturë e shoqërisë civile me mbështetje të republikanëve, por duket se kompozimi i ri qeveritar do të lërë jashtë kabinetit demokristianin Nard Ndoka, aktualisht Ministër i Shëndetësisë.
Shumë shpejt Kryeministri Berisha, do të bëjë publike rikompozimin e ri të qeverisë që pritet t’i shkojë Kuvendit për miratim./tvklan.al
Gazeatare: Menada Zaimi