“Fenomenal!” e ka quajtur Alketa Vejsiu talentin e Kombëtares së Spanjës, Laminë Jamal.

E ftuar në studion e emisionit “Kampionët” në Tv Klan, Vejsiu është shprehur se Jamal është një hero i brezit të ri. Ajo vlerësoi gjithashtu edhe futbollin si një sport që bashkon të gjithë njerëzit në një gëzim.

Alketa Vejsiu: Fenomenal! M’i thotë djali mua të gjitha informacionet. Djali më tha që ky djali sa ka mbushur 17 vjeç. Më pëlqen futbolli se është një sport që i bashkon njerëzit në një gëzim shumë të madh. Ka një festë unanime dhe kur sheh djem kaq të rinj që kuotohen jo në drejtim të pagesës material por në drejtim të asaj se si shpërblehet talenti është një frymëzim shumë i madh për brezin e ri. Ky djali është një hero i gjeneratave që po rrisim, i brezit të ri dhe është fantastike se si një 17-vjeçar ka arritur këtë majë që ka arritur Jamal.

/tvklan.al