Në Komisionin e Ligjeve diskutohet në lidhje me ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor. I pranishëm në këtë komIsion është edhe deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i cili ka thënë se propozojnë votimin jashtë Shqipërisë, jo thjesht votën e diasporës.

Oerd Bylykbashi: Kuvendi e humbi mundësinë për të bërë një reformë në lidhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Një komision u zvarrit pa bërë asgjë, përpjeket për të bërë diçka ishin boshe. Nuk ka reformë zgjedhore, nuk u trajtuan shqetësimet kryesore në zgjedhje. Propozimi lidhet me atë që e konsiderojmë me votimin jashtë Shqipërisë, jo thjesht vota e diasporës, por për të gjithë ata që për një arsye të rëndësishme dhe në një kohë të caktuar ndodhen jashtë Shqipërisë. Këta mund të jenë emigrantë të ligjshëm dhe të paligjshëm. Fakti që kanë një rezidencë apo edhe një vendqëndrim të panjohur nga shteti ku jetojnë, nuk duhet t’i privojë për të votuar. Kanë të drejtën për të votuar të gjithë.

Të gjithë ata persona që për arsye pune jashtë territorit të Shqipërisë, u lind dhe atyre e drejta të votojnë në mënyrë të sigurtë. Të njëjtën të drejtë kanë studentët dhe ushtarakët dhe ata që janë për kurime afatgjata. Votimi nga jashtë Shqipërisë që përfshin dhe diasporën. Ajo që propozojmë ne, në ndryshim nga 2020, është që këta shtetas regjistrohen pa detryrimin që të kenë një adresë të ligjshme atje. Regjistrimi të fillojë në mënyrë fillestare pas miratimit të këtij ligji për çdo shtetas të Shqipërisë, do të regjistrohen nëse kanë ndonjë regjistër diku tjetër. Nuk do të jenë vetëm 18 mijë personat e regjistruar deri më sot.


/tvklan.al